Shëndet i shkëlqyer është bukuria e brendshme.
Tretmani me oksigjen hiperbarik për bukuri dhe relaksim.Përqafimi i përdorimit të HBOT për të favorizuar objektivat estetike është një qasje relativisht e re ndaj një trajtimi plotësues gjithnjë në rritje, terapisë me oksigjen.
HBOT ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës tuaj
Gjatë një seance tretmani me oksigjen hiperbarik brenda një dhome nën presion, trupi merr oksigjen të pastër në presion më të lartë atmosferik për të rritur rrjedhën e oksigjenit në sistemet e qarkullimit të gjakut.
Nivelet e ngritura të oksigjenit që arrijnë në zona me rrjedhje të dobët të gjakut ose zona të padepërtuara nga oksigjeni, ndihmojnë trupin të rikuperohet më shpejt në një mënyrë natyrale, si dhe të ripërtërijë pamjen e tij.
Shëndet i shkëlqyer
Një qëllim që të gjithë mund ta arrijmë
Qarkullim i shëndetshëm i gjakut i mundëson trupit të ripërtërihet, riparon qelizat e dëmtuara të lëkurës, i mundëson lëkurës të shërohet pas traumës dhe zvogëlon dukjen e rrudhave. Rritja e qarkullimit të oksigjenit brenda trupit mund të arrijë zonat e prekura nga çrregullimet e lëkurës për të rifilluar proceset natyrore si sinteza e kolagjenit dhe rigjenerimi i indeve.
Fresko trupin me vetëm një frymëmarrje
Oksigjeni është freskues, një përvojë relaksuese që të gjithë mund ta shijojmë pasi gjeneron endorfinë, hormonet e ndjenjës së mirë. Përveç efekteve të dukshme në mirëqenien tonë të përgjithshme, oksigjeni kontribon në vitalitetin e lëkurës duke detoksifikuar gjakun dhe duke përmirësuar proceset qelizore që kontribojnë në kundërveprimin e efekteve të plakjes.
Oksigjen i pastër për të stimuluar procesin natyral të shërimit
Seancat e tretmanit me oksigjen hiperbarik janë të rehatshme dhe relaksuese dhe gjithçka që duhet të bëni është të thithni oksigjen të pastër brenda një dhome me presion atmosferik të rritur që rrit shpërndarjen e oksigjenit përmes kapilarëve të gjakut, përmes indeve, organeve dhe trurit.
Tretmani me oksigjen hiperbarik është dokumentuar të:
- Riaktivizojë qelizat e lëkurës dhe përmirësojë qarkullimin e gjakut
- Stimulojë procesin e rimëkëmbjes natyrore dhe imunitetin
- Rrit vitalitetin, përqendrimin dhe kujtesën
- Ulë lodhjen dhe përmirëson nivelin e energjisë dhe qëndrueshmërisë
- Përmirëson përtëritjen e qelizave dhe ndihmon kundër plakjes
- Largon ndjesinë e turbullimit/ marramendjes
Një dietë e balancuar, ushtrime fizike dhe një qasje e ndërgjegjshme drejt një mënyrë jetese të shëndetshme do të garantojnë disponim dhe energji pozitive çdo ditë.
Oksigjen dhe mirëqenie
Në përpjekjen tonë për të shijuar përfitimet e shëndetit të shkëlqyer, frymëmarrja e oksigjenit të pastër luan një rol jetik për të ndihmuar rrjedhën e qarkullimit të gjakut.
Tretmani me oksigjen funksionon më mirë brenda një mjedisi hiperbarik, pasi presioni i rritur i shtyn molekulat e oksigjenit në plazmën e gjakut, në lëngun e trupit për të arritur trurin dhe shtyllën kurrizore, për të ndihmuar disa organe dhe inde të prekura.
Rëndësia e burimeve tuaja të oksigjenit
Përderisa njerëzit avancojnë me moshën, funksionet e trupit ulin nivelet e tyre të performancës, veçanërisht në lidhje me qarkullimin e oksigjenit në destinacione të ndryshme jetësore, si zemra, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera.
Ktheni kohën pas dhe arrini shëndet të shkëlqyer
Tretmani me oksigjen hiperbarik funksionon më së miri së bashku me ushtrime fizike për të përdorur nivelet e rritura të oksigjenit. E kombinuar me të ushqyerit e shëndetshëm, marrjen e vitaminave dhe teknika të tjera të mirëqenies për t’ju ndihmuar në të gjitha dimensionet e jetës, tretmani me oksigjen do të krijojë kushtet më të mira për të arritur shëndetin tuaj të shkëlqyer.