Relaksohuni dhe ndjehuni më të rinj me çdo frymëmarrje që merrni.
Tretmani me oksigjen hiperbarik për të moshuaritBrenda dhomës hiperbarike, një person do të thithë oksigjen afërsisht katër herë më shumë se kushtet normale të frymëmarrjes.
Shkaku themelor i të gjitha sëmundjeve degjenerative është një gjendje e quajtur hipoksi, mungesë oksigjeni në nivel qelizor.
Zotëroni frymëmarrjen tuaj, zotëroni shëndetin tuaj
Oksigjeni kontrollon shumicën e proceseve të trupit, duke përfshirë sistemin imunitar. Mungesa e oksigjenit në qeliza e cila konsiderohet si shkaktar i shumë sëmundjeve degjenerative, mund të çojë në një imunitet të dobët, lodhje të shtuar dhe përfundimisht hipoksi.
Tretmani me oksigjen hiperbarik është i dobishëm për:
- Stimulimin e procesit të rimëkëmbjes natyrore dhe imunitar
- Rritjen e vitalitetit, përqendrimit dhe kujtesës
- Uljen e lodhjes dhe përmirëson nivelet e energjisë dhe qëndrueshmërisë
- Përmirësimin e përtëritjes së qelizave dhe ndihmon kundër plakjes
- Largimin e ndjesisë së turbullimit/ marramendjes
- Eliminimin e toksinave
- Riaktivizimin e qelizave të lëkurës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut
Roli i dobishëm i HBOT për të moshuarit
Plakja nuk është një sëmundje në vetvete, por disa sëmundje shoqërohen me plakjen. Oksigjeni hiperbarik (HBO) ka një rol të rëndësishëm. Faktorë të shumtë, duke përfshirë procesin e plakjes, defektet gjenetike dhe faktorët mjedisorë, marrin pjesë në procesin e plakjes. Ekzistojnë më shumë se 300 teori për të shpjeguar fenomenin e plakjes. Më e njohura nga këto është se plakja mund të jetë për shkak të ndryshimeve të dëmshme dhe të pakthyeshme të shkaktuara nga reagimet e lira radikale.
Radikalet e lira dhe plakja
Teoria e plakjes, e postuar nga Denham Harman në 1954, mbetet teoria më e popullarizuar dhe e testuar gjerësisht mbi plakjen. Ai bazohet në natyrën kimike dhe praninë gjithëperfshirëse të radikalëve të lirë.
Pavarësisht nga veprimet e lëndëve ushqyese antioksiduese, do të ndodhin disa dëmtime oksiduese dhe akumulimi i këtij dëmi gjatë gjithë jetës besohet të jetë një faktor kryesor që kontribon në plakjen dhe sëmundjet.
Teoria e radikaleve të lirë të plakjes e merr si të mirëqen se një proces i vetëm i zakonshëm, i modifikuar nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë, është përgjegjës për plakjen dhe vdekjen e të gjitha qelizave të gjalla.
Hipoksia është thelbësore për zvogëlimin e funksionit mendor me plakjen.
Plakja mund të shihet si një manifestim i hipoksisë. Procesi i plakjes përfshin një kapacitet të zvogëluar të sistemit qendror nervor për të përdorur oksigjenin. Rënia e funksionit mendor që vjen nga plakja është e ngjashme me rënien që rezulton nga hipoksia. Edhe pse ka dëmtim të aktivitetit funksional me hipoksi në plakje, kapaciteti metabolik i trurit nuk është shterur plotësisht.
Mungesa e oksigjenit përshpejton procesin e plakjes dhe tretmani hiperbarik me oksigjen mund të ngadalësojë këtë proces.
Tretmani me oksigjen për të ndihmuar të moshuarit
Ndihma e të moshuarve për të rifituar shëndetin mund të jetë një sfidë e vërtetë.
Kapaciteti për ushtrime fizike është i reduktuar tek ky grup njerëzish. Oksigjeni hiperbarik mund të mos rrisë performancën fizike tek të moshuarit, por mund të ndihmojë për të rifituar forcën fizike.
Oksigjeni hiperbarik mund të jetë shumë i dobishëm për të luftuar plakjen.
Qëllimi kryesor i oksigjenit hiperbarik është të ndihmojë në kundërshtimin e mungesës së oksigjenit dhe të ndihmojë në përmirësimin e metabolizmit. Këto dy shqetësime prekin edhe trurin, i cili përbën pjesën kryesore të problemeve për personat e moshuar. Personat e moshuar mund të përjetojnë efekte pozitive pas përdorimit të terapisë hiperbarike të oksigjenit në këtë drejtim.
Oksigjeni hiperbarik menaxhon funksionin mendor dhe plakjen
Oksigjeni hiperbarik është pjesë e një metode multidisiplinare ndaj personave që me kalimin e kohës kanë dobësim të funksionit mendor. Kjo metodë funksionon më së miri duke e kombinuar ushtrimet mendore, ushtrimet fizike dhe suplementet e tjera (për të përmirësuar metabolizmin cerebral).
Oksigjeni hiperbarik mund të përmirësojë funksionet e përgjithshme mendore, si dhe shqetësimet metabolike që lidhen me mungesën e oksigjenit për personat e moshuar.
Efektet pozitive të seancave me oksigjen hiperbarik për të moshuarit
Njeriu nuk mund të zgjasë jetëgjatësinë, por mund ta ndihmojë vet vetën të arrijë moshën maksimale për funkisonim të shkëlqyer mendor dhe fizik.